Zgjedhjet për kryetarë të bashkive mbahen në bashkitë Vlorë, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Berat.
Në Shqipëri ka filluar procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale në disa bashki të vendit, raporton Anadolu.
Zgjedhjet për kryetarë të bashkive mbahen në bashkitë Vlorë, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Berat.
Qendrat e votimit janë hapur zyrtarisht në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 18:00, ndërkohë do të votohet në 473 qendra votimi.
Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të drejtën e votës në zgjedhjet e pjesshme lokale e kanë 334.559 zgjedhës.
Në këto zgjedhje garon partia në pushtet, Partia Socialiste, ndërkohë partia më e madhe e opozitës, Partia Demokratike, do të mbështesë kandidatët e pavarur.
Vakancat në bashkitë në fjalë u krijuan për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive, të cilët të disa u zgjodhën deputetë në zgjedhjet e 11 majit 2025, ndërsa zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës u pezulluan nga Gjykata Kushtetuese.














