Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve “ESNAF” është në prag të një ngjarjeje të rëndësishme për bashkëpunimin ndërkombëtar. Afërsisht 70 biznesmenë nga Turqia, të specializuar në sektorë të ndryshëm si ndërtimtari, tekstili, IT, dhe shumë të tjerë, do të vizitojnë qytetin e bukur të Prizrenit për një takim ndërmjet anëtarëve të shoqatës dhe biznesmenëve turq.
Takimi, i organizuar nga Shoqata ESNAF, do të ofrojë një platformë të veçantë për bisedime dypalëshe dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunime të suksesshme në të ardhmen. Sektorë të ndryshëm si përpunimi i ushqimit, metal-përpunues, energjia e ripërtëritshme, marketingu dhe më shumë do të përfaqësohen në këtë takim.
Data për këtë ngjarje është 6 Dhjetor 2023, e Mërkurë, në orën 18:00 dhe vendi i takimit është Hotel Nafron në Prizren. Biznesmenët dhe anëtarët e shoqatës që dëshirojnë të marrin pjesë duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre deri më datën 5 Dhjetor 2023.
Ky takim ndërkombëtar shihet si një hap i rëndësishëm drejt zgjerimit të horizonteve të biznesit lokal, duke hapur mundësi të reja për bashkëpunime dhe zhvillim të bizneseve në Prizren./Gazetaere











