Pro-palestinezët protestuan ndërsa ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton morën pjesë në panelin që shënonte 30-vjetorin e vrasjes së ish-kryeministrit izraelit, Yitzhak Rabin
Protestuesit pro-palestinezë demonstruan jashtë Universitetit të Columbia-s, derisa Clintonët morën pjesë në një panel mbi ish-kryeministrin izraelit, Yitzhak Rabin
Pro-palestinezët demonstruan në tubimin e quajtur “Jo kriminelë lufte në kampus” ndërsa ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton dhe ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton morën pjesë në panelin që shënonte 30-vjetorin e vrasjes së ish-kryeministrit të Izraelit, Yitzhak Rabin në nëntor 1995.
Paneli ishte organizuar nga Instituti i Politikës Globale në New York të SHBA-së.
Një mbështetës i hapur i Izraelit dhe ish-sekretar i Thesarit të SHBA-së, Jacob Lew, ambasadori Dennis Ross, dekania e Shkollës së Çështjeve Ndërkombëtare dhe Publike (SIPA) të Universitetit të Columbia-s, Keren Yarhi-Milo, e cila shërbeu në Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF) si oficere i inteligjencës, gjithashtu morën pjesë në panelin në Columbia.








