Huthit njoftuan se rrëzuan një dron amerikan MQ-9 Reaper mbi provincën Maarib
Huthit e mbështetur nga Irani në Jemen njoftuan se SHBA-ja kreu një seri sulmesh ajrore në pjesët lindore dhe jugore të qytetit Saada në veri të vendit, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit në televizionin Al-Masira në pronësi të Huthive, SHBA-ja kreu sulme ajrore duke synuar zona të ndryshme në lindje dhe jug të qytetit Saada.
Në lajm thuhet se Huthit kanë rrëzuar një mjet ajror pa pilot të SHBA-së MQ-9 Reaper, i cili po “kryente misione armiqësore” mbi provincën e Maribit.
– Sulmet ajrore kundër Jemenit
Më 7 mars, Huthit njoftuan se i kishin dhënë Izraelit katër ditë afat për të lejuar hyrjen e ndihmave në Gaza, përndryshe ata do të rifillojnë operacionet detare kundër Izraelit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump në deklaratën e tij në platformën “Truth Social” më 15 mars njoftoi se i kishte dhënë urdhër ushtrisë për “sulme masive” ndaj Huthive në Jemen.
Udhëheqësi i Huthive, Abulmelik Al-Houthi deklaroi se avionët dhe anijet luftarake amerikane do të jenë objektiv i Huthive dhe se për sa kohë ata vazhdojnë sulmet e tyre, pengesat në lundrimin detar do të përfshijnë edhe Washingtonin.
Huthit theksuan se në sulmet ajrore të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe ndaj disa qyteteve, kryeqytetin Sanaa humbën jetën 79 persona ndërsa 107 të tjerë u plagosën.