



Ligji u miratua me 130 vota “pro”, të mbështetura nga Partia Përparimtare Serbe dhe aleatët e saj në pushtet.
Ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm, e dëmtuar rëndë gjatë bombardimeve të NATO-s në fund të viteve ’90, kishte statusin e trashëgimisë kulturore, por kjo nuk e pengoi qeverinë që ta “premtonte” kompanisë Affinity Partners, në pronësi të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Me miratimin e këtij ligji, kompania e Kushnerit mund të ndërtojë në Beograd një kullë luksoze që pritet të mbajë emrin “Trump Tower Belgrade.”
Megjithatë, projekti është shoqëruar me polemika. Prokuroria për Krimin e Organizuar e Serbisë kishte hapur një hetim ndaj Goran Vasić, drejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, pasi ai kishte dorëzuar një dokument të falsifikuar që rekomandonte heqjen e statusit të mbrojtur të këtij objekti.
Në maj, kompania Affinity Partners deklaroi për New York Times se “e ardhmja e projektit nuk është e sigurt” dhe se do të shqyrtojë rastin përpara se të vendosë hapat e mëtejshëm./Gazeta e Re