Serbi që e pranoi se ka kryer krime në Kosovë, me uniformën e UÇK-së, tash i bie pishman për atë që tha

Para disa ditësh deklarata e tij u përfol shumë. Por si duket ai i ra pishman për krejt çka ka thënë nëpër mediet serbe.

Slavko Nikic, është kolonel i MUP-it serb dhe pjesëtar i shërbimeve sekrete serbe. Njihet edhe si mik i mirë i kriminelit Ratko Mladic. Ka jetuar në Prishtinë, kurse sot është një nga kozakët e rusëve në Ballkan.

Para pak kohësh ai vet në një emision në Serbi, e pranoi se ka qenë i maskuar me uniformën e UÇK-së në disa raste, raporton Syri.net.

Por duket se koloneli i MUP-it është bërë pishman për krejt cka ka thënë.

Pak ditë pas publikimit të asaj videoje, Nikic në një tjetër emision është munduar që veprimet e tij kriminale tija hedh shqiptarëve.

Kozaku i rusëve në Bakllan po pretendon se shqiptarët kanë përdorur uniforma me simbole të shteteve tjera për te kryer siç pretendon ai “punë” në kohë lufte

“Unë në territorin tim në uniformë kurrë nuk kam vendosur simbole tjera, shqiptarët po”.

Por ishte ky momenti kur Nikic zihet ngushtë nga gazetari, i cili ia kujton deklaratën që ai dha kohë më parë.

“Për çka je duke folë kur ti e ke vesh uniformën e UÇK-së”, ishte pyetja e gazetarit që si duket e nervozoi pak Nikicin.

“Jo, jo ajo ishte…ajo quhet puna operative në terren, nëse nuk e ke ditur pyete dikë që ta sqaron”.

Kështu u mundua ish-pjesëtari i MUP-it ta nxjerrë veten për deklaratën që e tha e që tash po mundohet ta kamuflojë.

sh- pjesëtari i MUP-it serb, tregon se si gjatë luftës në Kosovë, ka përdorur uniformën e UÇK-së për të kryer operacione

Kohë më parë në një emision në Serbi, ai ka pranuar se ka qenë i maskuar me uniformën e UÇK-së në disa raste. Ky emision u transmetua në Serbi derisa Nikic po e publikonte librin e tij me rrëfimet për luftën.

“Kanë menduar se kjo foto është montazh, por ua siguroj unë se uniforma është e vërtetë”, ka thënë ai. Ndiqeni deklaratën e tij shokuese të thënë publikisht.

A ishte ky ish-pjesëtar i MUP-it i veshur në uniformën e UÇK-së, i përfshirë në rastin “Panda” në Pejë?

22 vjet më parë Serbia ishte ngritur në këmbë për një krim që kishte ndodhur në qytetin e Pejës, ku gjashtë të rinj serbë ishin vrarë në një kafene. Siç ndodhte zakonisht asokohe, shteti serb ishte munduar që fajin t’ua hidhte shqiptarëve, duke rrahur e burgosur dhjetëra pejanë për krimin që nuk e kishin kryer.

Atëkohë u tha se disa persona nën uniformën e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës kanë hyrë në lokal dhe kanë vrarë të rinjtë serbë, shkruan Syri.net

Mirëpo, në vitin 2015, 17 vjet më pas, shteti serb e pati pranuar se rasti i ashtuquajtur “Panda” ishte organizuar dhe shkaktuar nga vetë ata.

Tek vonë presidenti i Serbisë ka dalë publikisht duke thënë se Serbia nuk ka fakte se ky krim u krye nga shqiptarët, siç pretendohej atëkohë.

Derisa tash, po dalin fakte të reja.

Videoja e siguruar nga Syri.net tregon se si ish-pjesëtar të MUP-it serb, në uniformën e UÇK-së ka marrë pjesë në disa raste në Kosovë.

Nuk dihet nëse kjo deklaratë e tij, lidhet direkt me rastin “Panda”. Por dëshmitarët e rastit kanë zbardhur gjithçka.

Në një dokument të publikuar kohë më parë, është publikuar dosja komplete e këtij rasti të tmerrshëm, pas së cilit u fajësua Kosova dhe ushtarët e saj.

“Gjyqtari hetues i Gjykatës së Qarkut në Pejë bashkë me prokurorin publik të Qarkut kanë qëndruar në vendin e ngjarjes në prani të anëtarëve të misionit verifikues të OSBE-së, Kaufman Volfang, Gjorgjo Pikirila dhe …, me ç’rast është konstatuar si në vijim: Para kafenesë ‘Panda’ në tarracë janë gjetur 42 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm AP, të prodhimit kinez. Në brendësi të lokalit në dysheme janë gjetur katër trupa të mbuluar me gjak. Nga ana e majtë, shikuar nga dera hyrëse pas anës së pasme, shihen 17 të shtëna nga projektilët dhe 8 goditje në banak nga ana e pasme. Në dysheme afër banakut janë gjetur tri gëzhoja të kalibrit 7.62 mm AP të prodhimit kinez, kurse pas banakut 7 vrima të projektilit nga ana e dyerve të kuzhinës të cilat gjenden menjëherë afër banakut. Po ashtu, aty shihen edhe projektilë të tjerë. Sipas udhëzimit të gjyqtarit hetues, trupat janë dërguar në spitalin e Pejës…”, thuhet në raport.

Pjesa tjetër e dokumentit është e dëmtuar dhe vështirë të lexohet, derisa në fund të raportit të faqes dy shkruan se sipas deklaratave të dëshmitarëve, dy terroristë me “fantomka” (maska) në kokë dhe të armatosur, me të hyrë në kafene kanë hapur zjarr në drejtim të mysafirëve, ku me pas janë larguar në drejtim të panjohur. Në kafene, sipas raportit, në ato momente qëndronin rreth 20 mysafirë.

Gjatë bisedës së mëtejshme, dëshmitari Nikola Rajeviq, thotë se i shtrirë në dysheme i ka parë dy terroristë sesi hapnin zjarr. Rajeviq njërin prej tyre e përshkruan të gjatë 185 cm, të hollë dhe të veshur me të zeza, derisa tjetrin si më të shkurtër, rreth 175 cm dhe të veshur po ashtu me të zeza.

Vrasja e 6 të rinjve serbë në kafeterinë “Panda” në Pejë, në vitin 1998, është krim, faktet e zbardhjes dhe autorët e të cilit janë fshehur rreth 15 vjet nga shteti i Serbisë, vlerësojnë përfaqësuesit e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe në Serbi.

Krimin, i cili është kryer më 14 dhjetor të vitit 1998, autoritetet e atëhershme të shtetit serb e patën quajtur akt terrorist dhe për të i patën fajësuar shqiptarët dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Rreth tri javë më parë, autoritetet e tanishme të larta të Serbisë kanë paralajmëruar se lidhur me krimin në Pejë, nuk ka argumente se e kanë bërë shqiptarët dhe se opinioni në Serbi do të ballafaqohet me lajme të tmerrshme lidhur me këtë rast.

 

Kategoritë
LajmeVendi