Serbët paralajmërojnë bllokim të rrugëve, kërkohet nga qytetarët të përdorin tjera pika kufitare

Serbët e zhvendosur nga Kosova kanë paralajmëruar se sot do të bllokojnë qarkullimin në Rudar për tre orë nga ora 12:00 deri në 15:00 për të gjitha automjetet të drejtuara nga shqiptarët përmes Merdares, drejt Kurshumlisë, Nishit, Beogradit dhe më tej drejt Suboticës”

Qëndra Kombëtare për Menaxhim Kufitar përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga qytetarët të përdorin pika tjera kufitare për qarkullim.

“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimit Kufitar në Merdarë, se në pjesën e SRB, për sot janë paralajmëruar protesta dhe bllokim të rrugëve, prej orës 12:00-15:00. Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë:
Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi