Scholz mesazh Kosovës e Serbisë: Koha për të tejkaluar konfliktet, zbatoni marrëveshjet e arritura

Olaf Scholz, kancelar i Gjermanisë, i cili po merr pjesë në samitin e Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, ka theksuar se nevojën urgjente për të punuar më shumë së bashku, duke pasur parasysh krizat e shumëfishta në rajonin e Ballkanit Perëndimor, shkruan Gazeta Metro.

Ai gjatë fjalës së tij ka kërkuar edhe që Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë marrëveshjet që janë arritur përgjatë dialogut të udhëhequr nga Bashkimit Europian.

Kancelari gjerman, ka vijuar tutje, duke kujtuar edhe tensionet e fundit në veri të Kosovës, duke shtuar se përshkallëzimet e fundit vërtetojnë nevojën e zbatimit të marrëveshjeve.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi