Emisari gjerman, Manuel Sarrazin, ka thënë se Procesi i Berlinit është një instrument për agjendën e Brukselit, dhe se kanë një politikë të qartë se si duhet të veprohet për Kosovën dhe Serbinë.
Për rastin e Kosovës dhe Serbisë, Sarrazin thotë se ai është një format që erdhi si dhuratë nga Kancelarja Merkel e që mund të shfrytëzohet nga dy shtetet për t’iu rikthyer kur kanë probleme formatet tjera.
Po ashtu ai ka deklaruar se Procesi i Berlinit është, siç tha ai, një shans i madh.
“Ne jemi një instrument për agjendën e Brukselit dhe jemi dakord me këtë rol. Sigurisht një instrument i fuqishëm, sepse për kancelarin gjerman, ministren e jashtme, koalicionin në Gjermani, ky është një instrument i rëndësishëm për ta. Por Olaf Scholz nuk kërkon një vend në histori si kancelari që mundësoi zgjerimin e BE-së. Ai beson vërtet në të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. E beson me zemër, me bindje dhe jo për të nxjerrë përfitime politike. E njëjta gjë vlen edhe për ministren e jashtme. Ky është pozicioni gjerman. Ne besojmë atë që themi. Situata gjeopolitike, mendoj, se po kontribuon gjithashtu shumë”, shprehet Manuel Sarrazin./ /














