Sami Kurteshi pyetet për ndarjen e 300 mijë eurove Listës Serbe, e quan gazetarin të paedukatë

Anëtari i KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes, Sami Kueteshi, nuk ka pranuar që t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve për sa i përket certefikimit të Listës Serbe.

Ai tha se nuk flet për media. ”Unë veç shkruaj për media. Nuk jap asnëe koment”, tha Kurteshi.

I pyetur nga një gazetar se pse në vitin 2023 kanë vendosur që t’ia ndajnë 300 mijë euro Listës Serbe”, ai reagoi.
“Sa i pa edukatë”, i tha Kurteshi gazetarit.

Kategoritë
LajmeVendi