Rusia pretendon se ka pushtuar 3 fshatra në lindje dhe jug të Ukrainës

Ministria e Mbrojtjes thotë se trupat po përparojnë në rajonet Zaporizhzhia dhe Donetsk mes përleshjeve të vazhdueshme

Trupat ruse kanë pushtuar fshatrat Sladkoe dhe Novoye në rajonin e Zaporizhzhias dhe Gnatovkas në Donetsk, deklaroi Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, transmeton Anadolu.

Sipas ministrisë, njësitë e grupit ushtarak “Lindje” përparuan më thellë në linjat mbrojtëse ukrainase, duke siguruar kontrollin mbi Sladkoe dhe Novoye në jug të Ukrainës.

Gjatë operacioneve për të eliminuar forcat e rrethuara ukrainase pranë Krasnoarmeyskut në Donetsk, trupat ruse morën kontrollin e Gnatovkës, thuhet më tej.

Pala ukrainase nuk iu përgjigj menjëherë pretendimeve ndërsa verifikimi i pavarur është i vështirë për shkak të luftës në vazhdim.

Kategoritë
BotaLajme