Rusia: Nuk përjashtojmë bisedimet me amerikanët

Ministria e Jashtme ruse njoftoi se nuk përjashton kontaktet me përfaqësuesit amerikanë në ditët në vijim, çka përbën reagimin e parë zyrtar të Moskës pas bisedimeve të sotme mes SHBA-së dhe Ukrainës në Arabinë Saudite.

Gjatë negociatave u ra dakord që Ukraina të pranojë një armëpushim njëmujor, dhe tani pritet nëse Rusia do ta pranojë këtë marrëveshje.

Ky deklarim vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha më herët se pret të zhvillojë një bisedë me Vladimir Putinin këtë javë, duke theksuar se shpreson për një ndërprerje të plotë të luftimeve në ditët e ardhshme.

Kategoritë
BotaLajme