Rukiqi: Kurti dhe Vetëvendosje janë qesharakë e të rrezikshëm

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar pas deklaratës së ministrit Liburn Aliu i cili në një intervistë për T7 ka thënë e Kosovën e konsideron një projekt të përkohshëm.

Rukiqi ka thënë se Kurti ka shkuar gjithandej nëpër SHBA për të kërkuar investime dhe se ka udhëtuar nëpër shtete të ndryshme për të kërkuar investitor, por thotë se në fund po del që VV po e promovon vendin që nuk i besojnë as vetë e që e shohin si projekt të përkohshëm.
Rukiqi pyet se si mund të binden investitorët dhe kush e investon paranë e tij në një “projekt të përkohshëm”.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi