Numri i çifteve që po i japin fund martesës në Kosovë po rritet ndjeshëm. Vetëm në periudhën janar–korrik të vitit 2025, janë regjistruar 953 raste të shkurorëzimeve, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Të dhënat tregojnë se numri më i lartë i shkurorëzimeve është regjistruar në muajin korrik, me 177 raste, ndjekur nga shkurti me 141 raste dhe prilli 140 raste.
Krahasuar me muajin qershor, kur kishte 135 raste, muaji korrik shënoi 177 raste – një rritje prej 31% në numrin e shkurorëzimeve.