Të martën te “Rruga A” në Prishtinë është rrëzuar vinçi ku po zhvillohen punime.
Vrojtuesit e Lagjes “Prishtinë”, kanë publikuar disa fotografi nga vendi i ngjarjes.
Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit të këtij krani, ndërsa nga fotografitë vërehet se janë disa dëme materiale.
Telegrafi ka kontaktuar me Policinë, por deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje./Telegrafi/