Rreth 190,000 rrufe u regjistruan në Austri brenda një dite, fluturimet u anuluan, rrugët u bllokuan

Shiu i dendur dhe breshri shkaktuan dëme në të gjithë Austrinë ditën e djeshme, me shërbimin meteorologjik UBIMET që regjistroi 190,000 rrufe në vendin alpin në një ditë, shifra më e lartë e këtij viti.

Për shkak të sasisë së madhe të ujërave të stuhisë që rrjedhin në Rhine, autoritetet mbyllën zonat pranë lumit për publikun si masë paraprake.

Një pjesë e rrugëve janë bllokuar plotësisht për shkak të rrëshqitjes së dheut, ndërsa në pjesë të tjera ka pasur përmbytje nga sasia e madhe e shiut që ka rënë.

Më shumë se 5000 hektarë të mbjella u shkatërruan. Kompania austriake e sigurimeve vlerësoi dëmin total në Vorarlberg në rreth 1.2 milionë euro.

Rreth 40 fluturime janë anuluar në aeroportin e Vjenës mbrëmjen e së premtes për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

Kategoritë
BotaLajme