Rojet e Kurtit penguan në punë gazetaren Dalloshi: Reagon AGK

Rojet e Kurtit penguan në punë gazetaren Dalloshi: Reagon AGK

Sot mbrojtja e shefit të Qeverisë e pengoi në punë gazetarën Blerta Dalloshi.

Për këtë rast kanë reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Ata dënuan sjelljen e mbrojtjes së afërt të kryeministrit ndaj gazetares Dalloshi.

AGK po ashtu thanë se një malltretim i tillë i gazetarëve është i pa pranueshëm.

Ombrella e gazetarëve kërkuan nga policia që të hetohen sjelljet e personave në fjalë ndaj gazetares.

Njoftimi i plotë:

Mbrojtja e afërt e Kryeministrit pengon gazetaren Blerta Dalloshi Berisha

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sjelljen e papranueshme të mbrojtjes së afërt të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ndaj gazetares së TV Klan, Blerta Dalloshi Berisha.

Në videon e publikuar nga kolegia, Dalloshi – Berisha, shihet një nga pjesëtarët e mbrojtjes së afërt duke kapur dhe shtyrë nga dora gazetaren, teksa ajo përpiqet ta bëjë një pyetje për kryeministrin.

Maltretimi në formë të tillë i gazetarëve është i papranueshëm, dhe ndikon në rritjen e pasigurisë për komunitetin medial në Kosovë.

AGK-ja, kërkon nga Policia e Kosovës që të hetojë sjelljen e personit në fjalë, dhe gjithashtu nga Kryeministri që të dënojë këtë sjellje dhe të mundësojë që gazetarët të bëjnë pyetjet në interes të publikut.

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova