Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka reaguar ndaj veprimeve të Policisë së Kosovës ndaj gazetarëve që po raportonin nga protesta e organizuar nga PSD kundër Kryetares së Dhomave të Gjykatës, Ekaterina Trendafilova
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovë (AGK), janë shprehur se janë tejet të shqetësuar për zhvillimet që kanë ndodhur gjatë protestës së PSD’së, e ku policia ka hedhur sprej dhe gaz lotsjellës në drejtim të gazetarëve.
AGK ka thënë tutje se sjellja e Policisë së Kosovës ndaj gazetarëve është e papranueshme edhe e dënueshme. Ndërsa ka bërë thirrje që të respektohet puna e gazetarëve gjatë kryerjes së detyrave të tyre profesionale.
“Protesta e PSD-së kundër Trëndafilovës, gazetarët pengohen nga Policia e Kosovës gjatë raportimit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është tejet i shqetësuar si pasojë e zhvillimeve të ditës së sotme nga protesta e PSD-së, kundër Ekaterina Trendafilova – Kryetare e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, ku është hedhur sprej dhe gaz lotsjellës në drejtim të gazetarëve.
Nga ky veprim i policisë, kanë pësuar kolegët Elmedina Ballazhi dhe Pleurat Salihu, i cili edhe është alivanosur, Hasan Hoti dhe Rrahman Osmani, si dhe të tjerë.
Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, kjo sjellje e Policisë së Kosovës është absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme, andaj i bën thirrje që të respektojë punën e gazetarëve, si dhe të mos i pengojë ata gjatë kryerjes së detyrave të tyre profesionale. Njëherësh, u bëjmë thirrje kolegëve që raportojnë nga terreni të bartin me vete ID-të e tyre të punës, si dhe jelekët me mbishkrimin PRESS, ashtu që të identifikohen që janë punonjës të medieve, dhe jo protestues”, ka thënë AGK./gazetametro.net