Pas dështimit të seancës konstituive sot, meqë nuk u verifikuan mandatet e deputetëve, ka ardhur reagimi i parë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, i është drejtuar rrjeteve sociale, duke aluduar se vendi mund të shkojë edhe në zgjedhje të reja.
“Edhe zgjedhjet janë zgjidhje”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Seanca konstituive duhet të vazhdojë brenda 48 orëve, ndërsa ende nuk dihet nëse do të ketë edhe sot mbledhje të Kuvendit.