Reagimi i parë i BE-së ndaj marrëveshjes amerikane me Ukrainën

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, publikuan një deklaratë të përbashkët në të cilën përshëndetën marrëveshjen e arritur në Xheda gjatë negociatave mes SHBA-së dhe Ukrainës.

“Ky është një zhvillim pozitiv”

“Ky është një zhvillim pozitiv që mund të jetë një hap drejt një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën,” thuhet në deklaratë.

Ata shtuan gjithashtu se tani “topi është në anën e Rusisë”, duke theksuar se hapat e ardhshëm do të varen nga Moska.

Bashkimi Evropian është i gatshëm të japë kontributin e tij të plotë në negociatat e ardhshme të paqes, së bashku me partnerët e tij, u tha në deklaratën nga Brukseli.

Kategoritë
BotaLajme