Ramiz Lladrovci përfundimisht i ndarë nga PDK-ja, KQZ e certifikon partinë e tij të re

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se sot Komisioni Qendror (KQZ), në mbledhjen e mbajtur ka certifikuar subjektin e tij politik “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Lladrovci ka thënë se është i lumtur se pas kërkesave të simpatizantëve do të mund të kërkoj edhe njëherë besimin qytetar.

“Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen ku është certifikuar “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Drenas. Jam i lumtur që puna jonë, në Komunën Kampion, pas kërkesave të qytetarëve, simpatizantëve dhe rrethanave të krijuara, mund ta kërkojmë besimin qytetar edhe për një mandat. Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin Bashkë, vazhdojmë, +4”, ka shkruar Lladrovci.

Ndërkaq zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 12 tetor.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi