Qindra hebrenj fanatikë bastisin Aksanë të shoqëruar nga policia izraelite

Qindra hebrenj fanatikë bastisin Aksanë të shoqëruar nga policia izraelite

Qindra hebrenj fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite kanë kryer bastisje në Harem-i Sherif duke hyrë nga porta El-Megaribe në pjesën jugperëndimore të Mesxhid-i Aksasë

Qindra hebrenj fanatikë kanë vërshuar në kompleksin Mesxhid al-Aksasë në Kudsin Lindor të pushtuar në shoqërim të policisë izraelite, njoftoi Drejtoria e Vakëfeve Islame në Kuds, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratë thuhet se 274 hebrenj fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite kanë kryer bastisje në Harem-i Sherif duke hyrë nga porta El-Megaribe në pjesën jugperëndimore të Mesxhid-i Aksasë.

Më tej theksohet se grupi hebre nën mbrojtjen e policisë izraelite, kanë shëtitur në oborrin e Harem-i Sherif-it.

Bastisjet e tilla të fanatikëve hebre shkaktojnë përshkallëzimin e tensioneve në rajon.

Sipas besimit hebrenj gjatë 27 marsit dhe deri në mëngjesin e 3 prillit, ditët kur po festohen Pashkët Hebreje (Pesah), hebrenjtë fanatikë shpesh bëjnë thirrje për bastisje ndaj Mesxhid-i Aksa-së, të cilin e llogarisin si “Mali i Tempullit”.

Mesxhid al-Aksa që ndodhet në Kudsin Lindor të pushtuar është kibleja e parë muslimanëve.

Nën këtë kompleks ku krahas Xhamisë së Kibles dhe Kupolës së Shkëmbit ndodhen edhe muze, medrese dhe oborri i madh, hebrenjtë janë duke kryer gërmime me arsyetimin se aty “ndodhen mbetjet e Tempullit të Sulejmanit”, duke pretenduar të drejtën për të kryer rite fetare në Aksa.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova