Të dyja palët theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me udhërrëfyesin e përcaktuar nga liderët e të dy vendeve
Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Mohsen Rezaei dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kanë diskutuar zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare gjatë një bisede telefonike, transmeton Anadolu.
Sipas transmetuesit shtetëror iranian IRIB, diskutimet u përqendruan veçanërisht në Azinë Perëndimore.
Gjatë bisedës telefonike, Rezaei shprehu mirënjohjen për deklaratat e Putinit dhe zyrtarëve të tjerë rusë, të cilët vlerësuan liderin e ndjerë suprem të Iranit, Ali Khamenei dhe figura të tjera të shquara kombëtare, si dhe për mbështetjen e tyre ndaj qëndresës së popullit iranian.
Të dyja palët theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me udhërrëfyesin e përcaktuar nga liderët e të dy vendeve.
IRIB nuk dha detaje të tjera mbi çështjet specifike rajonale të diskutuara apo masat për avancimin e bashkëpunimit dypalësh.