WhatsApp sjell katër funksione të reja

WhatsApp sjell katër funksione të reja

WhatsApp ka prezantuar katër funksione të reja, mes tyre edhe Group Status, i cili u mundëson përdoruesve të publikojnë statuse që mund të shihen vetëm nga anëtarët e një grupi të caktuar.

Anëtarët e grupit mund t’i shohin këto statuse, të reagojnë, t’i pëlqejnë dhe të publikojnë statuset e tyre. Ashtu si statuset e zakonshme, edhe ato të grupit zhduken pas 24 orësh.

WhatsApp më herët u mundësonte administratorëve që t’ua ndanin historikun e mesazheve anëtarëve të rinj në momentin kur i shtonin në grup. Tani, mesazhet e vjetra mund t’u ndahen anëtarëve të rinj edhe pasi ata t’i jenë bashkuar grupit. Për këtë mjafton të prekni emrin e tyre në bisedën e grupit.

 

Një tjetër risi është mundësia për të fiksuar përgjithmonë mesazhet në bisedat në grup, pa kufizim kohor.

Gjithashtu është shtuar një filtër i ri për bisedat, i cili shfaq të gjitha bisedat e palexuara në grup ku përdoruesi është përmendur ose ka marrë një përgjigje direkte, përfshirë edhe mesazhet e dërguara për të gjithë anëtarët (@all).

Kategoritë
Të ndryshmeTeknologji