Aktorja turke Deniz Baysal: “Mësova se çfarë do të thotë kur njeriu e gjen Allahun”

Aktorja turke Deniz Baysal: “Mësova se çfarë do të thotë kur njeriu e gjen Allahun”

Aktorja turke Deniz Baysal, e njohur nga seriali “Taşacak Bu Deniz”, ka folur për ndryshimin shpirtëror që ka përjetuar gjatë dy viteve të fundit, duke treguar se ka filluar të lexojë rreth tesavvufit islam.

Baysal ishte e ftuar në emisionin “ABtalks” të drejtuar nga Anas Bukhash, ku tha se gjatë dy viteve të fundit ka mësuar se çfarë do të thotë që njeriu ta gjejë Allahun.

“Gjatë këtyre dy viteve mësova se çfarë do të thotë kur njeriu e gjen Allahun. Më ka bërë jashtëzakonisht mirë. Ka dije, por për fenë flasin shumë njerëz në mënyrë të gabuar dhe në fakt të largojnë prej saj. Por unë pashë një ëndërr dhe më pas e ndjeva atë dashuri të pafund”, tha Baysal.

Ajo shtoi se jeta e saj është bërë më e lehtë.

“Sa më shumë besoja, aq më e lumtur isha”, u shpreh aktorja.

Kur drejtuesi i emisionit e pyeti se çfarë kishte parë në ëndërr, Baysal nuk dëshiroi të tregonte detaje, duke thënë se, siç thuhet, ëndrrat nuk tregohen.

Projekti që i ndryshoi jetën

Si një nga arsyet e këtij ndryshimi, Baysal përmendi projektin për Ayşe Şasa, të realizuar për platformën digjitale Tabii të TRT-së.

“Realizuam një projekt për TRT Tabii, për Ayşe Şasa… Në fakt, me të ndryshoi jeta ime. Fillova të lexoj tesavvufin islam dhe më bëri shumë mirë. Më hapi një derë tjetër”, tha ajo.

Baysal aktualisht luan rolin e Esmes në serialin “Taşacak Bu Deniz”, i cili xhirohet në Trabzon. Ajo së fundmi u divorcua nga këngëtari Barış Yurtçu pas shtatë vitesh martesë.

Kategoritë
FunTë ndryshme