PSD-ja kërkon lirimin e aktivistëve të arrestuar në protestë

Partia Socialdemokrate ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të gjashtë aktivistëve të saj, të cilët u arrestuan gjatë protestës në kundërshtim të Gjykatës Speciale.

Anëtari i kësaj partie, Qendron Kastrari tha se gjatë protestës janë arrestuar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe aktivistët Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Korab Korça, Agron Kabashi dhe Gent Ibrahimi.

Arrestimi i tyre u bë në protestën e zhvilluar në kryeqytet, pas hedhjes së tymuesve në hyrje të hotelit ku kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova po qëndronte në një takim me shoqërinë civile.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi