Këshilli organizativ i Kuvendit Kombëtar Shqiptar për Kosovën dhe Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile në bashkëpunim me qytetarë nga Kosova Lindore kanë protestuar sot (e hënë) kundër politikave serbe ndaj vendbanimeve shqiptare në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë. Protesta ka nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te Teatri Kombëtar i Kosovës në Prishtinë.
Në këtë protestë paqësore mbajtën fjalim kryetari i Unionit Shqiptar, Dashamir Uruqi dhe koordinatorja e Kuvendit Kombëtar Shqiptar Linda Shaqiri, ku u diskutua se nga viti 2011 është duke u zhvilluar spastrimi etnik në këto tri komuna. Aty u tha se në këto komuna në shëndetësi nuk ka asnjë shqiptar të punësuar dhe se Lugina ka nevojë për ndihmë të gjithanshme morale e ekonomike, pasi që këto komuna nuk mund të arrijnë rezultat të dukshëm me 2 milionë eurot që jep Kosova, e zero nga Shqipëria.
“Na ka bashkuar në këtë tubim fati i Luginës.Janë shkelur në mënyrë të vazhdueshme liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, të drejtat kombëtare dhe njerëzore të shqiptarëve… 06:52 Problemi kryesor qëndron tek trajtimi i shqiptarëve në Serbi , në të gjitha fushat. Në sektorin e shëndetësisë situata është shumë e rëndë , në Preshevë ku jetojnë 90% shqiptarë drejtori i shtëpisë së shëndetit është serb , në spitalin rajonal të Vranjës ku rreth 40% të pacientëve janë shqiptarë nuk ka mjekë, motër medicinale e as mirëmbajtëse shqiptare Në doganë janë vetëm 13 shqiptarë,” tha Uruqi.
Uruqi rekomandoi që në të gjitha bisedimet e ardhëshme Kosovë-Serbi të vihen në truezën e bisedimeve të drejtat dhe liritë themelore të shqiptarëve në Kosovën Lindore.Dhe se kërkojnë ndëshkimin e Serbisë për agresionin ushtarak ndaj Kosovës me 24 Shtator 2023, si dhe hetim ndërkombëtarë për Alexandër Vucic.
Gjithashtu Uruqi shtoi se Kosova Lindore ka nevojë për ndihmë të gjithanëshme morale e ekonomike, qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të shfrytëzojë të gjitha mundësitë për të vendosur në buxhetin e shtetit të tyre shifra të rëndësishme financiare, me të cilat mund të kenë ndikim në jetën e shqiptarëve në luginë.














