“Probleme në komunikim me Kurtin”, BE-ja pajtohet me deklaratën e Escobar

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Peter Stano, në konferencë për media të mërkurën  është pyetur për deklaratat e emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për problemet në komunikim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“E them në përgjithësi, kur bëhet fjalë për Kosovën, e sjelljen e administratës aktuale në Prishtinë, pikëpamjet tona me partnerët amerikanë përputhen gati qind për qind”,  ka thënë  Stano.

Të martën emisari i SHBA-së, Escobar ka thënë se SHBA ka probleme në komunikim me kryeministrin

“Partneriteti mes SHBA-së dhe qytetarëve nuk shkon përmes një njeriu apo partie, por do të thosha se tani kemi probleme në komunikim me kryeministrin. Ky nuk është problem që kanë vetëm SHBA-të, ka edhe BE-ja, NATO-ja, Britania e Madhe, dhe shtete tjera si Maqedonia e Veriut apo Shqipëria. Duam kthimin e marrëdhënieve në binarët që kanë qenë më parë”, tha Escobar të martën.

Kategoritë
BotaLajme