Prizreni mirëpret festivalin e parë ndërkombëtar të teatrit në Gjuhën Turke

Prizreni do të kthehet në qendër të artit skenik gjatë datave 10–14 shtator 2025, ku do të mbahet Festivali i Parë Ndërkombëtar i Teatrit në Gjuhën Turke. Ky festival premton të sjellë një program të pasur me shfaqje teatrore, biseda artistike, ekspozita dhe aktivitete të ndryshme kulturore.

Ngjarja organizohet në bashkëpunim mes Art Theatre dhe Institutit “Yunus Emre”, duke mbledhur në një skenë të vetme artistë dhe trupa teatrore nga Kosova, Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Republika Turke e Qipros së Veriut.

Festivali synon të prezantojë para publikut të Prizrenit trashëgiminë dhe energjinë krijuese që teatri turk ka bartur ndër vite, duke e lidhur atë me realitetin kulturor të sotëm. Organizatorët theksojnë se ky aktivitet do të shërbejë jo vetëm si hapësirë artistike, por edhe si urë miqësie dhe bashkëpunimi mes komuniteteve./Gazeta e Re

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreTë ndryshme