Prindërit e Astrit Deharit kërkojnë shkarkimin e prokurorit Afrim Shefkiu, thonë se i ka bërë 12 shkelje gjatë trajtimit të lëndës

Shtatë vjet nga vrasja e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në Qendrën e Parburgimit në Prizren, përgjegjësit ende nuk janë vënë para organeve të drejtësisë.

Avni Dehari, babai i Astrit Deharit, përmes një reagimi publik ka kritikuar prokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Afrim Shefkiu, i cili kishte marrë lëndën e Astritit për trajtim, transmeton Telegrafi.

Përmes 12 pikave, Avni Dehari ka numëruar disa nga shkeljet që sipas tij i ka bërë prokurori, duke thënë se “Afrim Shefkiu mund të jetë gjithçka tjetër, por assesi nuk mund të jetë prokuror”.

Kategoritë
LajmeVendi