Prattipati pret Listën Serbe: Esenciale pjesëmarrja në zgjedhje, komuniteti serb është i rëndësishëm

E ngarkuar me punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, zonja Anu Prattipati, pati një takim me përfaqësues të Listës Serbe për të diskutuar rreth zgjedhjeve lokale të tetorit. Edhe një herë, amerikanja dha mesazh të qartë për rëndësinë e pjesëmarrjes së partive nga komuniteti serb në këto zgjedhje, shkruan Gazeta Metro.

“Ajo po ashtu theksoi rëndësinë e bashkësisë së serbëve të Kosovës dhe nevojën që përfaqësuesit e saj të marrin pjesë plotësisht në punën e institucioneve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Siç u theksua më lart, Prattipati disa herë bëri të ditur se të gjitha partitë legjitime në Kosovë duhet të marrin pjesë në zgjedhje dhe se SHBA-ja nuk toleron asnjë truk përmes proceseve teknike e formale që t’u ndalohet partive të minoriteteve pjesëmarrja në këto zgjedhje./gazetametro.net

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi