Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vjedhje, kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një të dyshuari për “Vjedhje”, duke kërkuar nga qytetarët që ta identifikojnë.

“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me  informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit  të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo  lokalizimin e  vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim”, thuhet në njoftim.

Policia thotë se pret informacione nga qytetarët që ta identifikojnë dhe arrestojnë sa më shpejtë të dyshuarin.

Njoftimi i plotë:

Person i shpallur në kërkim – Vjedhje

Prishtinë, 16 janar  2024- Policia e Kosovës, mbështetur në autorizimin  e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, paraqet para jush  fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për veprën penale;

“Vjedhja”, konform  nenit 313 të KPRK-së.

Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me  informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit  të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo  lokalizimin e  vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim.

Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit.

Kategoritë
LajmeVendi