Policia për eshtrat që u gjetën në lagjen Mati: Janë të trupit të njeriut që figuron në listën e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit

Policia për eshtrat që u gjetën në lagjen Mati: Janë të trupit të njeriut që figuron në listën e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot janë gjetur eshtrat e një personi që figuron në Listën Kombëtare të Personave të Zhdukur gjatë luftës së vitit 1998/ 1999.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës në bazë të analizës së informatave të pranuara, ka arritur që të siguroj informacione për mbetje eshtrore të një trupi të njeriut, i cili figuron në Listën Kombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë gjatë periudhës së luftës së vitit 1998/1999.”

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Lidhur me rastin, tërheqjen e gjetjeve eshtrore e ka kryer Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe të njëjtat janë dërguar në IML për obduksion dhe identifikim.

Po ashtu pas veprimeve të ndërmarra rreth këtij rasti, për këtë lokacion është lëshuar urdhëresë nga Gjykata Themelore Departamenti Special- Prishtinë dhe ky vend mban Kodin TWE.

 

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova