Policia e Kosovës të enjten e 18 shtatorit rreth orës 09:45 në komunën e Zveçanit ka kontrolluar një rimorkio, ku ka hasur në dy thasë me uniforma dhe mjete të tjera ushtarake, shkruan Reporteri.net.
Sipas policisë, janë konfiskuar një uniformë kamufluese, pesë karikatorë me gjithsej 132 fishekë për armën AK-47, pesë fatrolla për mbajtje karikatorësh, katër palë pantallona ushtarake, katër xhaketa, tre fotrolla radiolidhjesh, një jelek antiplumb, dy rripa ushtarakë, një jelek taktik, një çantë taktike, një helmetë, një kapelë dhe një dritë rrotative.
Lidhur me rastin s’ka të arrestuar, ndërsa dyshohet se këto i përkasin një personi tashmë në kërkim për rastin “Banjska”.
Komunikata e plotë:
Gjenden serish uniforma ushtarake, antiplumbë, karikatorë të armës së gjatë AK-47 me municion si dhe mjete tjera ushtarake
Mitrovicë Veri , 18 Shtator 2025
Më datën 18.09.2025 rreth orës 09:45 njësia e hetimeve e Stacionit Policor Zveqan kanë hasur në një rimorkio ku pas kontrollit kishin hasur ne dy thasë me uniforma, antiplumbë, 5 karikatorë të AK-47 me municion dhe paisje tjera ushtarake. Mjetet e dyshimta të cilat janë konfiskuar janë si ne vijim:
1 Uniformë ushtarake kamufluese,
5 karikator me 132 fishek të armës AK-47,
5 fatrolla për mbajtje te karikatorëve në gjoks,
4 pale pantallona ushtrak,
4 jakne ushtarake,
3 fotrolla të radiolidhjeve,
1 antiplumb,
2 rripa brezi ushtarak
1 jelek taktik,
1 çantë taktike
1 helmetë e gjelbër
1 kapelë, dhe
1 dritë rrotative
Ne vendin e ngjarjes kane dal të gjitha njesitë relevante policore. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve”. Rasti nën hetime.
Nuk ka persona të arrestuar dhe dyshohet se këto armë i përkasin një personi të dyshimtë i cili tashmë është në kërkim për rastin Banjska.