Policia jep detaje rreth vdekjes së 91-vjeçares në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me një vdekje të dyshimtë sot te parku i qytetit në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti ka bërë të ditur  se bëhet fjalë për një grua të gjetur pa shenja jete.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën “Halil Alidemaj” në Prishtinë. Menjëherë policia në koordinim me prokurorinë, ka filluar të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin në hetimin e vdekjes së personit femër, 91-vjeçare”, ka thënë Ahmeti.

Kategoritë
LajmeVendi