Policia e Kosovës, ka dalë me një komunikatë për aksidentin e rëndë që ndodhi në Pejë, si pasojë e të cilit mbeti i vdekur një person. Në komunikatë bëhet e ditur se policia për këtë aksident është informuar rreth orës 14:05.
Në komunikatë bëhet e ditur edhe se, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur, deri sa drejtuesi i motoçikletës pasi humb kontrollin në një kthesë gjatë përball kalimit kalon në shiritin e kundërt të rrugës me ç’rast e godet veturën e cila ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt.
Tutje, nga Policia e Kosovës shtohet edhe se përveç personi që ka vdekur, edhe një person tjetër është lënduar i cili është dërguar me autoambulancë nё spitalin rajonal nё Pejё, ku është duke u trajtuar.