Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës.
Një zyrtar i Policisë së Kosovës, 35-vjeçari me inicialet Sh.H., është gjetur pa shenja jete rreth orës 08:25.
Sipas Policisë së Shtetit, nga veprimet e para hetimore dyshohet se 35-vjeçari ka kryer vetëvrasje me armë zjarri. Arma është sekuestruar nga autoritetet si provë materiale.
“Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, Policia e Shtetit po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e zjarrit e sekuestruar është arma e shërbimit të 35-vjeçarit, si dhe për sigurimin e çdo informacioni që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë ligjor të rastit”, njoftoi policia në Shqipëri.



















