Dikur një nga mesfushorët më të mirë në botë, Paul Pogba ka rënë pothuajse në harresë tek tifozët pas një pauze të gjatë të shkaktuar nga pezullimi për doping, por sonte më në fund është rikthyer në fushë.
Pogba sot është pjesë e skuadrës së Monacos, në të cilin erdhi gjatë verës, por për shkak të një lëndimi pati një pauzë më të gjatë dhe sonte regjistroi paraqitjen e tij debutuese për ekipin nga Principata.
Pogba hyri në lojë nga banka në duelin ndaj Rennesit në udhëtim, dhe trajneri e futi në fushë në minutën e 85-të. Kështu Pogba luajti për herë të parë që nga 23 shtatori i vitit 2023 dhe prej atëherë kanë kaluar më shumë se 800 ditë.
Me disa lëvizje tregoi klasën e tij, ndërsa posaçërisht i entuziazmoi tifozët me një top të gjatë në krahun e majtë.
[TWITTER]1992319394593354077[/TWITTER]
Në fund të ndeshjes, pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, Pogba ra në sexhde dhe falënderoi Zotin për rikthimin në fushë, duke mbyllur kështu me siguri njërin prej periudhave më të vështira në karrierën e tij.
Interesante është se këto ishin minutat e para për Pogban në fushë që nga shtatori i vitit 2023, kur ai luante për Juventusin. Pas kësaj ai u pezullua për doping dhe pati një pauzë të gjatë.
Sot Pogba është 32 vjeç dhe karriera e tij praktikisht është shkatërruar, ndaj është e qartë se ai nuk do të jetë më kurrë në nivelin në të cilin e kujton shumica e tifozëve.
Kujtojmë se Pogba në vitin 2016 realizoi një nga transferimet më të mëdha ndonjëherë, pasi nga Juventusi për 105 milionë euro kaloi te Manchester United, ndërsa gjashtë vjet më vonë u kthye falas te Zonja e Vjetër.
Ndërkohë, sonte Monaco pësoi një humbje të rëndë nga Rennes, që fitoi në fushën e vet me rezultatin 4:1.










