Pljevla kërkon që Mali zi ta tërheqë njohjen e Kosovës: Miratohet deklerata kundër vendimit të marrë 18 vjet më parë

Kuvendi Komunal i Pljevlës në Mal të Zi ka miratuar një Deklaratë për mosnjohjen e vendimit për njohjen e Kosovës, përmes së cilës u kërkohet institucioneve shtetërore që ta tërheqin atë vendim.

Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008. Përveç Pljevlës, e cila sot miratoi një vendim kundër njohjes së Kosovës, më herët një veprim të ngjashëm e kishte ndërmarrë edhe Komuna e Zetës.

Me këtë veprim, këto dy komuna kanë shprehur qëndrimin se nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur. Megjithatë, vendimi shtetëror për njohjen e Kosovës është i një niveli më të lartë dhe ka fuqi juridike më të madhe sesa një vendim komunal që shpreh qëndrim të kundërt.

Në Kuvendin Komunal të Pljevlës, 18 këshilltarë votuan për “tërheqjen e njohjes” së Kosovës, ndërsa tre këshilltarë u larguan nga salla para votimit. Përfaqësuesit e opozitës në këtë komunë, nga radhët e DPS-së, nuk morën pjesë fare në seancë.

Dokumenti për mosnjohjen e vendimit për njohjen e Kosovës u propozua nga Partia Popullore Demokratike (DNP), e cila konsiderohet një nga partitë në Mal të Zi me lidhje të afërta me SNS-në e Aleksandar Vuçiqit në Serbi.

Kategoritë
LajmeRajoni