Plaçkitet lokali i armëve në Prizren, vjedhen qindra euro para të gatshme

Persona të armatosur po dyshohen se kanë thyer lokalin e armëve “Plumbi”, në Prizren dhe kanë arritur të vjedhin armë zjarri dhe qindra euro para të gatshme.

Rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë natës, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga të dyshuarit, të cilët janë futur brenda lokalit dhe kanë kryer vjedhjen.

Të njëjtat burime thonë se pronari i lokalit ka kërkuar ndihmën e Policisë, me ç’rast ka deponuar si dëshmi edhe pamjet nga kamerat e sigurisë.

Në vendin e ngjarjes, njësitë përkatëse policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme teksa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.

Kategoritë
LajmeVendi