Pjesëtarët institucioneve të sigurisë mbeten pa pagesa për orët shtesë

Njësitë e Veçanta të Policisë së Kosovës, të cilat çdo ditë janë në vijën e parë të mbrojtjes së sovranitetit dhe luftës kundër krimit në gjithë vendin, veçanërisht në veri, janë përballur dje me një zhgënjim të madh. Pavarësisht dhjetëra e qindra orëve shtesë të punuara, zyrtarët policorë nuk i kanë marrë pagesat për punën jashtë orarit në pagën e fundit.

Në kushte anonimiteti, një pjesëtar i Njësisë për Reagim të Shpejtë (NjRSh) ka shprehur për Gazetën Sinjali shqetësimin për këtë situatë, duke theksuar se përkundër angazhimit të jashtëzakonshëm, shtesat nuk janë ekzekutuar.

“Jam në njësinë speciale për reagim të shpejtë dhe kam punuar shumë pas orarit për shkak të rasteve dhe numrit të vogël të policëve. Kur doli sot paga, e kemi parë se nuk janë ekzekutuar shtesat, pra paga e orëve shtesë. Nuk po e kuptoj pse me ndodh kjo, sidomos që është Bajrami të dielën”, tha ai për Gazetën Sinjali.

Çka tha ministria e Financave?

Nga ministria është thënë se Thesari vetëm sigurohet që shuma është në përputhje me ndarjen buxhetore, dhe e bën procesimin e pagesës nëpër llogari individuale.

Tutje, nga kjo ministri është thënë se tejkalim i ndarjes buxhetore proporcionale mujore, mund të rezultojë në situata ku bëhet i pamundur ekzekutimi i plotë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi