Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mirënjohje ndaj ish ministrit Liburn Aliu “për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe korrektësinë që tregoi gjatë gjithë kohës sa ishte Ministër i Infrastrukturës në raport me mua si Kryetar i Kryeqytetit”.
Ai ka thënë se largimi i tij nga Ministria e Infrastrukturës është humbje për të gjithë që besojnë tek puna dhe idealet e larta të shërbimit publik.
“Largimi i tij nuk është vetëm një humbje për institucionet, por për të gjithë ne që besojmë tek puna dhe idealet e larta të shërbimit publik. I uroj suksese në çdo hap të ri dhe e falënderoj nga zemra për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e Kryeqytetit dhe në forcimin e unitetit tonë qytetar dhe kombëtar.”