Përfaqësuesja e Listës Srpska në KQZ i reagon Kurteshit: Pse nuk i keni sjellë më herët këto dëshmi

Përfaqësuesja e Listës Srpska në KQZ, Gordana Laban Zuvic, i ka reaguar Sami Kurteshit të VV’së për dokumentet që ai i paraqiti në mbledhjen e sotme.

Ajo i tha Kurteshit se pse nuk i ka sjellë më herët këto dëshmi, por shtoi se nuk po dyshon.

Ajo ka ngritur pyetjen se pse nuk ka pasur verifikim.

Laban Zuvic i tha Kurteshit se a kanë bërë kësi lloji të verifikimit edhe për kandidatët tjerë apo vetëm për Srpskan.

Ajo shtoi se “nuk mund të jetë një popull i tërë terrorist”

Në fund ajo i ftoi anëtarët e KQZ’së që të votojnë pro certifikimit të Listës Serbe.

Kategoritë
LajmeVendi