Për herë të parë në histori: Astronautët kinezë bënë barbeque në hapësirë – më në fund shijuan ushqim të freskët

Astronautët në stacionin hapësinor kinez Tiangong kanë organizuar barbeque-n e parë në hapësirë, duke shënuar mbërritjen e ekuipazhit të misionit Shenzhou-21 dhe përgatitjet për largimin e anëtarëve të Shenzhou-20.

Një furrë me ajër të nxehtë e instaluar rishtazi në stacion u mundësoi atyre të përgatisin ushqim të freskët në orbitë. Grupi i parë gatuajti kofsha pule, të pjekura për 28 minuta në 180°C, ndërsa tjetri përgatiti biftek të marinuar.

Astronautët u mblodhën rreth furrës, duke ndarë entuziazmin dhe kënaqësinë e këtij momenti të pazakontë kulinar në gravitet të ulët.

Deri tani, ekuipazhet kishin konsumuar vetëm ushqime të parapërgatitura, por me këtë pajisje të re përmirësohet ndjeshëm cilësia e ushqimit dhe përvoja e jetesës në hapësirë. Ky mision shënon gjithashtu takimin e shtatë midis dy ekuipazheve të ndryshme në stacionin hapësinor kinez.

“Është me të vërtetë e shijshme. Kofshat e para janë gati – tani po përgatisim biftekun,” tha komandanti i misionit Shenzhou-20, Chen Dong, ndërsa ekipi gëzonte vaktin e tyre mbi Tokë.

Kategoritë
BotaLajme