Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi ka bërë të ditur se javën e dytë të marsit do të protestojnë.
Krejt kjo vjen pas pakënaqësive që kanë me pensionet, Gashi thotë se presin reflektim nga ministria e Finacave e Qeveria.
“Javën që po vjen do ta thërrasim kryesinë dhe do vendosim për datën e protestës. Kishim mbajtur edhe grevë por personat e moshuar nuk janë në gjendje shëndetësore të realizojnë grevën e më mirë protestë. Ndoshta reflekton ministria e Financave dhe me Qeverinë”, theksoi Gashi.
Ai njoftoi se pas pakënaqësive me pensionet kontributdhënëse e kanë dërguar lëndën tek Avokati i Popullit.
“Lëndën për pensionet kontributdhënëse e kemi dërguar tek Avokati i Popullit. Ai me siguri do ta procedojë në Gjykatën Kushtetues”, tha Gashi për Front Online.
Nga pensionistët, ministri i Financave do ta marr një padi.
Kjo pasi, sipas Gashit pensionistët nuk po përfitojnë asgjë siç po përfitojnë kategoritë tjera nga MF-ja.
“Së shpejti edhe do ta padisimin ministrin e Financave. Njëherë jemi duke i mbledhur të dhënat për të gjithë pensionistët dhe pastaj kemi me i paditë. Padia do realizohet nga secili pensionistë”, përfundoi Gashi.
Pension kontribut pagues i moshës – është pensioni i rregullt mujor për qytetarët e punësuar në Republikës e Kosovës, të cilët i kanë paguar kontributet, në ish-Fondin Pensional të Kosovës para datës 01.01.1999.
Shuma e pensionit kontribut pagues të moshës nga muaji janar 2016 ka pësuar ndryshime ku pensionet paguhen sipas kategorizimeve në bazë të nivelit të shkollimit si në vijim:
Kategoria e parë – pensionist i pa arsimuar ose me arsim fillor – shuma e pensionit është 182 euro;
Kategoria e dytë – pensionist me arsim të mesëm- shuma e pensionit është 198 euro;