Pavarësisht skandalit me rrjedhjen e planeve ushtarake, Trump thotë se nuk e ka humbur besimin ndaj këshilltarit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shprehur besim ndaj këshilltarit të tij për siguri kombëtare, Michael Waltz, në një intervistë për NBC News, pas incidentit kur zyrtarë të lartë përfshinë gabimisht një gazetar në një grup mesazhesh private ku diskutoheshin sulmet ajrore në Jemen.

Revista Atlantic raportoi të hënën se redaktori i saj ishte përfshirë gabimisht në një bisedë grupore në aplikacionin Signal, ku diskutoheshin plane të ndjeshme ushtarake – një veprim që tronditi zyrtarët e sigurisë kombëtare dhe disa anëtarë të Kongresit. Politico po atë ditë raportoi se Waltz mund të ishte “në rrugë për t’u larguar” nga Shtëpia e Bardhë.

“Michael Waltz ka mësuar një leksion dhe është një njeri i mirë,” u shpreh Trump.

Ai shtoi se prania e një gazetari në grupin e mesazheve nuk ndikoi fare në planet dhe se sulmet ndaj rebelëve Huthi kishin qenë më shumë se të suksesshme.

Kategoritë
BotaLajme