Pas vrasjes së 18-vjeçarit në Podujevë, avokati bën thirrje të ndalohet përdorimi i TikTok-ut

Avokati Xhevdet Smakiqi ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të kufizojë qasjen e të miturve në Tik Tok dhe video lojëra.

Nëpërmes një postimi në Facebook, Smakiqi ka thënë se kriminaliteti mes të miturve është rritur, teksa ka përmendur rastin e të miturit të vrarë në Podujevë.

“Por duke vërjetur (modelin e veprimeve/ modus operandi) siç e quajmë në teorinë penale në rastin e vrasjes se 18 vjeçarit në Podujevë nga dy te mitur më te ri si viktima, pra shkakun banal për rend te berberi, ndjekjen me automjet dhe rrahjen me stupca te besjbollit shihet ndikimi nga video lojat në youtube dhe sidomos TiK Toku lojrat e tipit FORTNITE, CALL OF DUTY e te ngjashme”, ka deklaruar ai.

“Qasja e pakufizuar e fëmijëve tanë si shoqëri në të gjjitha aplikacionet online në internet dhe video lojërave nëpër qytete po na i shndërron fëmijët tanë në kriminelë, me ‘modus operandi’ si ne filma aksion. Prandaj është urgjente qe Qeveria të mbyllë të gjitha lokalet e video lojërave dhe t’ua konfiskojë paisjet dhe t’i shpallë te kundërligjshme sikurse kazinotë”, ka thënë tutje Smakiqi.

“Prandaj duke iu gëzuar faktit qe kanë rënë gati ne zero raset me dekada kur te miturit kanë marrur pjesë ne krime sëbashku me madhoret per shkak te tradites shqiptare ne konfliktet familjare, tash duhet te mbrohemi nga moderrniteti tekonologjia kriminale qe kaq shpejt e kaq ashpër krijon te mitur vrasës si rasti ne Podujeve me 20.01.2024″.

Kategoritë
LajmeVendi