Pas sulmeve në qytetin e Gazës, Izraeli me urdhër të ri për dëbimin e palestinezëve

Pas sulmeve brutale gjatë gjithë natës në përpjekje për të pushtuar qytetin e Gazës, ushtria izraelite ka lëshuar urdhër të ri për dëbimin e palestinezëve nga qyteti i Gazës, transmeton Anadolu.

Ushtria izraelite, e cila po kryen sulme brutale në përpjekjen e saj për të pushtuar qytetin e Gazës, tenton përsëri të zhvendosë me forcë palestinezët që përpiqen të mbijetojnë në zonë.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, në një postim në llogarinë X me qendër në SHBA, u bëri thirrje palestinezëve të ikin drejt jugut nëpërmjet rrugës “Rashid”, e cila shtrihet përgjatë bregdetit të Rripit të Gazës.

“Rripi i Gazës me qytetin ku po kryejnë sulme është zonë e rrezikshme konflikti. Ne tashmë kemi zhvendosur më shumë se 40 për qind të banorëve të qytetit”, tha Adraee.

Ai pretendon se ushtria izraelite ka filluar shkatërrimin e infrastrukturës së Hamasit në qytetin e Gazës përmes sulmeve brutale që synojnë strukturat civile.

Sulmet, të cilat Izraeli i cilëson si “operacione ushtarake”, po e thellojnë krizën humanitare në Rripin e Gazës dhe po shkaktojnë kritika në rritje nga komuniteti ndërkombëtar.

Gazeta “Jerusalem Post” në lajmin e saj të cilin e bazon mbi burime izraelite, tha se ushtria ka ndërmarrë ofensivë të re tokësore kundër qytetit të Gazës dhe se tanket kanë filluar të hyjnë në qytet.

Më 29 gusht, ushtria izraelite tha se ka përfunduar të ashtuquajturën “pauzë humanitare” në qytetin e Gazës, të cilën planifikonte ta pushtonte dhe ku gati 1 milion palestinezë kanë gjetur strehim si dhe e shpalli atë “zonë të rrezikshme lufte”.

Kategoritë
BotaLajme