‘Paralajmërimet për shtrejtim të rrymës’- ZRrE-ja nis takimet bilaterale me palë nga 4 prilli!

Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar se do të mbajë takime bilaterale me palët e interesit nga 4 prilli deri më 10 prill.

Sipas njoftimit, në takim do të marrin pjesë nga një përfaqësues i të gjitha palëve të interesit që kanë ofruar komente me ftesë të ZRRE-së, dhe palët do të kenë mundësi të ofrojnë informata shtesë apo të diskutojnë për procesin tarifor.

Më 11 prill do të bëhet përmbyllja e procesit konsultativ dhe do të jepen përgjigjet ndaj komenteve.

Njoftimi i plotë:

Njoftim

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) shpreh falënderimet e saj më të sinqerta për çdo konsumator dhe palë të interesuar që morën pjesë në procesin konsultativ dhe kontribuan me komente të vlefshme për raportet e publikuara.

Për të siguruar transparencë të plotë dhe për të ofruar informacion të qartë dhe të detajuar, ZRRE paraqet më poshtë hapat që do të ndërmarrë për adresimin e komenteve dhe shqetësimeve të ngritura nga të gjitha palët e interesuara gjate periudhës se konsultimit publik.
ZRRE-ja është e angazhuar për një proces transparent, gjithëpërfshirës dhe të hapur, duke e mbajtur komunikimin dhe bashkëpunimin me të gjitha palët e interesuara.

Kategoritë
LajmeVendi