Paralajmërim dramatik nga Europoli: Evropa është e përmbytur me drogë, mund ta humbim këtë betejë

Krimi i organizuar po përhapet në të gjithë Evropën, sipas agjencisë evropiane të zbatimit të ligjit Europol, me një prirje në rritje për dhunë midis rrjeteve kriminale, një problem për shumë vende në Evropë.

“Krimi i organizuar është në rritje. Ai shfrytëzon çdo dobësi,” tha shefja e Europol, Catherine De Bolle për revistën gjermane të lajmeve Der Spiegel.

Tregtia në rritje e drogës nxit dhunën, tha De Bolle. Prodhimi i kokainës po lulëzon në Amerikën Jugore dhe Qendrore dhe Evropa është e mbushur me drogë, sipas Europol.

“Situata është dramatike”, tha De Bolle, duke vënë në dukje se tregtimi i drogave të tjera është gjithashtu në rritje.

Sipas hetimeve të policisë me seli në Hagë, në Bashkimin Evropian operojnë 821 rrjete të rënda kriminale. Këto banda, me më shumë se 25,000 anëtarë, janë shumë profesionale dhe të pamëshirshme, paralajmëroi së fundmi Europol. Biznesi kryesor, sipas analizave, është tregtia e drogës.

De Bolle vazhdoi më pas duke deklaruar se paratë e fituara nga droga në Evropë qëndrojnë kryesisht në kontinent dhe investohen në ekonominë lokale.

“Kjo e bën krimin e organizuar një nga rreziqet më të mëdha të kohës sonë. Policia ka nevojë për mjete teknike, kompetenca dhe personel për të pasur një shans në luftën kundër rrjeteve kriminale. Nëse nuk investojmë më shumë, do ta humbim këtë betejë,” tha kreut të Europolit.

Kategoritë
BotaLajmeLajmet Kryesore